ALMO Konstruksion Sh.p.k është një kompani qe operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e themeluar që në vitin 1996. Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj Teknik, në pozicionin:
Inxhinier/e Ndertimi
Detyrat
- Te Kontolloje përputhshmërine e projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes dhe preventivit), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si edhe detajimin konstruktiv të elementeve të ndryshëm.
- Te Perpiloje dhe kontrolloje të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor.
- Kontrolli periodik të kostove, në përputhje me preventivin
- Identifikon planifikon dhe llogarit e volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv
- Te Ndjek nga fillimi deri ne mbylljen e plote te dokumentacionit te nje projekti etj
- Te Hartoje analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve
- Te kete aftesi organizative.
- Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
- Te ruaje konfidencialitetin.
- Te shqyrtoj dhe interpretoj vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
Kualifikimet
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të zoterojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
- Te kete aftesi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi infrastruksurore dhe civile.
- Te kete aftesi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese ne terren
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
- Te ketë njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
- Te ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune
————————————————————————————————————————————————–
Inxhinier Topograf
Detyrat
- Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
- Shqyrton projektet e zbatimit dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi përsa i përket anës topografike;
- Kryen perpunimin e volumeve bazuar edhe ne specifikimet teknike per menyrat e matjeve te volumeve dhe ja dorezon te dokumentuara ne menyre periodike Inxhinierit te zbatimit/ pergjegjesit te sektorit inxhinerik/menaxherit te projektit;
- Kryen analiza dhe ben proozime per matjet e kryer;
- Pergatit vizatimet perkatese per matjet e realizuara;
- Kontrollon saktesine e te dhenave te dala nga matjet;
- Perllogarit lartesite, thellesite, pozicionet e relievit si dhe te gjitha karakteristikat e terrenit;
- Raporton dhe pergatit dokumentacionin perkates per cdo pune te kryer;
- Nxjerr volumet e produkteve te objektit dhe perpilon librezat e masave perkatese;
- Krijon listen standarte te aseteve qe I nevojiten kantiereve per realizimin e detyrave gjeodezike.
- Kryen Piketimin e Projektit.
- Ben rilevimin e punimeve.
- Realizon planimetrin dhe projektin As-Built.
Kualifikimet
- Edukimi diplome ne fushen e Inxhinierise se Ndertimit, Dega Gjeodezi;
- Te ketë njohuri shume te mira te gjuhes angleze
- Njohuri kompjuterike: Microsoft Office, AutoCad Civil 3D dhe te tjera rreth fushes se Topografise.
- Aftësi të mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese ne terren
- Aftësi të mira komunikim
- Eksperience mbi 3 vjet eksperiencë pune
Shënime
Te interesuarit te dergojne CV-ne ne adresat e email-it duke specifikuar pozicionin:
Info@almokonstruksion.com?subject=Aplikoj%20per%20njoftimin:%20ALMO%20Konstruksion%20Sh.p.k%20%20kerkon%20te%20punesoje%20Inxhinier/e%20Ndertimi%20dhe%20%20Inxhinier%20Topograf&body=Pershendetje%20drejtues%20te%20ALMO%20Konstruksion,%0d%0a%0d%0aMe%20kete%20email%20deshiroj%20te%20aplikoj%20per%20njoftimin:%0d%0aALMO%20Konstruksion%20Sh.p.k%20%20kerkon%20te%20punesoje%20Inxhinier/e%20Ndertimi%20dhe%20%20Inxhinier%20Topograf%0d%0ahttps://www.njoftime.com/threads/almo-konstruksion-sh-p-k-kerkon-te-punesoje-inxhinier-e-ndertimi-dhe-inxhinier-topograf.901712/%0d%0a%0d%0aNr.%20Tel.:%0d%0aBashkangjitur%20CV%0d%0a%0d%0aFaleminderit!">Info@almokonstruksion.com ose almokonstruksion@hotmail.com?subject=Aplikoj%20per%20njoftimin:%20ALMO%20Konstruksion%20Sh.p.k%20%20kerkon%20te%20punesoje%20Inxhinier/e%20Ndertimi%20dhe%20%20Inxhinier%20Topograf&body=Pershendetje%20drejtues%20te%20ALMO%20Konstruksion,%0d%0a%0d%0aMe%20kete%20email%20deshiroj%20te%20aplikoj%20per%20njoftimin:%0d%0aALMO%20Konstruksion%20Sh.p.k%20%20kerkon%20te%20punesoje%20Inxhinier/e%20Ndertimi%20dhe%20%20Inxhinier%20Topograf%0d%0ahttps://www.njoftime.com/threads/almo-konstruksion-sh-p-k-kerkon-te-punesoje-inxhinier-e-ndertimi-dhe-inxhinier-topograf.901712/%0d%0a%0d%0aNr.%20Tel.:%0d%0aBashkangjitur%20CV%0d%0a%0d%0aFaleminderit!">almokonstruksion@hotmail.com
Kandidatet që do të përzgjidhen për interviste do te kontaktohen.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience