NJOFTIM PUNESIMI
Kompania “Nelt shpk, pjesë e “NELT Group”, njëra prej kompanive me të mëdha në Ballkan në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha multinacionale si Beiersdorf, Mondelez, GSK, Arcor, Friesland Campina, Kraš, Hell , Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed dhe Baby Food Factory.
Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.
Nelt shpk në kuadrin e zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë kërkon të punësojë në pozicionin:
Agjent Shitje
Departamenti Komercial
DETYRAT:
- Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,
- Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,
- Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
- Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
- Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,
- Kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: postera etj, për të përmbushur realizimin e aktiviteteve promocionale,
- Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet në palmar-sistem shitje,
- Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës,
- Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktual
- Koordinimi i porosive të klienteve në bazë të një vlerësimi logjik,
- Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi,
- Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e zonës.
KËRKESAT:
- Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
- Vendbanimi ne Tirane ose Durres
- Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
- Të jetë i besueshëm,
- Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
- Aftësi të mira komunikuese,
- Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
- Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
- Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
- Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
- Të jete i aftë të punojë në grup,
- Të jetë i aftë të punojë nën presion,
- Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
- Të posedojë leje drejtimi automjeti.
KUSHTE TE TJERA:
• Kushte të shkëlqyera pune
• Mundësi për zhvillim professional
• Ambient miqesor dhe pozitiv
• Orari i punës: nga e Hëna në të Premte 8 orë punë
TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Hr.al@nelt.com?subject=Aplikoj%20per%20njoftimin:%20Agjent%20Shitje%20Tirane%20-Durres&body=Pershendetje%20drejtues%20te%20Nelt%20sh.p.k.,%0d%0a%0d%0aMe%20kete%20email%20deshiroj%20te%20aplikoj%20per%20njoftimin:%0d%0aAgjent%20Shitje%20Tirane%20-Durres%0d%0ahttps://www.njoftime.com/threads/agjent-shitje-tirane-durres.744715/%0d%0a%0d%0aNr.%20Tel.:%0d%0aBashkangjitur%20CV%0d%0a%0d%0aFaleminderit!">Hr.al@nelt.com
Ose te kontaktojne ne Whataspp ne numrin 355689008590
Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
__________________
Nelt Sh.p.k.
Rr. Dhaskal Todri, Kashar, Tiranë, Shqipëri
Web: www.nelt.com
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Nelt shpk sipas ligjit Nr. 9887 miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë
për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimi.
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience