Vodafone Albania Sh.A.

Follow

Vodafone Albania Sh.A.

Company Information

  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Telekomunikation

About Us

Vodafone Albania, është pjesë e Vodafone Group Plc – kompani lider në botë në fushën e komunikimeve elektronike. Si një  prej markave më të vlerësuara në botë, Vodafone Albania është lider në tregun shqiptar jo vetëm si operator i telefonisë celulare por edhe si kompani e përgjegjshme dhe kontribuese në zhvillimin ekonomiko-social të vendit.

Vodafone Albania nisi të ofrojë shërbimet GSM në Shqipëri për herë të parë më 3 gusht 2001 Që nga viti 2001, Vodafone Albania ka shënuar një performancë të mirë në treg, pasi aktualisht ofron shërbime rreth 1,8 million konsumatorëve në Shqiperi me një gamë të gjerë dhe të një cilësie të lartë shërbimesh komunikimi zanor (voice) dhe të dhënash (data), duke siguruar që klientët të përdorin rrjetin më të mirë të telekomunikacioneve dhe të përfitojnë nga shërbime inovatore dhe cilësore.

Vodafone Albania ka aktualisht një rrjet prej 146 dyqanesh në të gjithë vendin të cilat ofrojnë shërbim çdo ditë të javës. Dyqanet Vodafone ofrojnë produkte dhe shërbime të kompanisë Vodafone, telefona celularë dhe aksesorë, si dhe asistencë teknike. Shërbimi i Kujdesit për Klientin i Vodafone Albania i përgjigjet nevojave të klientëve në 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

Vodafone Albania është gjithnjë në pararojë të prezantimit të teknologjive të reja në treg si dhe katalizatori kryesor i zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në vend. Në  2011, Vodafone prezantoi për herë të parë në vend shërbimet 3G, duke i mundësuar klientëve të saj mundësinë për të perjetuar të parët benefitet e kësaj teknologjie si  shpejtësinë e lartë të internetit me çmimet më të mira në treg. 4 vjet më vonë, Vodafone ishte pararojë e një tjetër risie në treg, siç ishte lançimi i  teknologjisë 4G  dhe 4G+, duke revoluzionuar përvojën e lundrimit në internet për klientët në një nivel më të avancuar shpejtësie dhe cilësie.
Gjatë  gjithë veprimtarisë e saj në Shqipëri, Vodafone ka rritur performancën e saj të biznesit, duke qenë një nga kompanitë kryesore që kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për ekonominë shqiptare. Që prej fillimit të aktivitetit në Shqipëri, Vodafone investuar mbi €1,415 mln në tregun shqiptar duke përfshirë këtu investime në infrastrukturën e rrjetit, licensat për spektrum, tarifat regullatore, kanalet e shpërndarjes, reklama, burime njerëzore etj. Vetëm për vitin 2016-2017, Vodafone Albania investoi € 32 mln për infrastrukturën e rrjetit dhe mbi € 16 mln  për spektrin duke mundësuar që sot të ofrojë rrjetin më të gjerë dhe më të modernizuar në vend.

Në një kohë kur zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e klientëve rriten me ritme të shpejta, kompania Vodafone shfrytëzon çdo mundësi që ofron teknologjia në shërbim të klientëve. Një shembull perfekt është edhe prezantimi  i teknologjisë Internet of Things nga Vodafone në Shqiperi e përkthyer në produkte dhe shërbime inovatore për klientët.

Krahas  kontributit te padiskutueshëm  në fushën e komunikimeve elektronike, Vodafone Albania luan një rol tepër të rëndësishëm edhe në zhvillimin socio – ekonomik të vendit . Si një nga taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri,  që prej 2001, Vodafone i ka kontribuar shtetit më shumë se € 208 mln vlerë taksash, vlerë e cila më tej është përkthyer nga shteti shqiptar në investime në infrastrukture, edukim, shëndetësi etj.

Vodafone Albania është  një nga punëmarrësit më të preferuar në tregun shqiptar. Kompania ka rekrutuar punonjësit dhe ekspertizën më të mirë në vend , ka trajnuar e promovuar profesionalisht punonjësit e saj.  Vodafone numëron 398 punonjës direkt  dhe 561 punonjës indirekt  (outsource dhe franchise), pa përfshirë këtu partnerë biznesi që kanë dedikuar punonjës për shërbime të kontraktuara nga Vodafone.
Si kompani shembull i diverisitetit dhe etikës , Vodafone ka si pjesë të rëndësishme integrale të kulturës së kompanisë edhe përgjegjshmërinë  sociale të biznesit . Në 17 vjet në tregun shqiptar, kompania i ka dedikuar pjesë të konsiderueshme të buxhetit, zbatimit të projekteve që ndikojnë në zhvillimin dhe mirëqënien sociale të komunitetit. Nëpërmjet projekteve të përgjegjshmerise sociale si edhe  Fondacionit  Vodafone  Albania, Vodafone ka ndryshuar jetën e mijëra njerëzve në nevojë