Qafshtama është ujë natyral mineral mjaft i lehtë, i cili buron nga majat më të larta të malit Qafshtamë në Shqipëri, pranë qytetit të Krujës. Mbushet direkt në burim në 1350 m lartësi në malin e Qafshtamës. Pjesë e grupit EHW , lider në sektorin ushqimor në Shqipëri. Burimi njihet si “Kroi i Nënës Mbretëreshë” nga periudha kur ish familja mbretërore shqiptare “Zog” e kishte zgjedhur si kroin nga merrte ujë për konsum vetjak. Uji Qafshtama ka një përbërje minerale të ekuilibruar që mbart efekte pozitive mbi trupin dhe shëndetin tonë. Është i përshtatshëm për dieta të varfra në natrium dhe regjime ushqimore të shëndetshme dhe ndihmon në parandalimin e problemeve kardiovaskulare dhe në mbajtjen e zemrës së re. Për këtë arsye është e këshillueshme të konsumohet gjatë aktiviteteve sportive sepse i ndihmon në hidratim ideal. Fabrika ndodhet pak metra distancë nga burimet kryesore të malit Qafshtama. Linja e prodhimit është moderne dhe tërësisht automatike. Aty Uji mbushet direkt në burim e më pas i nënshtrohet një proçesi delikat filtrimi që garanton pastërti absolute mikrobiologjike, në mënyrë që produkti final të mund të ruajë të paprekura të gjitha cilësitë e tij të rralla. Rrjeti distributiv i kompanisë mbulon në pjesë mjaft të madhe tregun vendas. Uji Qafshtama është i pasur me Magnez , pa Nitrat , i ulët në Natrium dhe në këtë mënyrë nxit metabolizmin dhe ndihmon në tretje më të lehtë. Gjithashtu është i shëndetshëm edhe për fëmijë.