Profili I kompanise: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët. Fashion GroupAlbania është pjesë e Balfin Group e specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesorëve dhe ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Geox, Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel, Women Secret