This company has no active jobs
Company Information
- Total Jobs 0 Jobs
- Location Tiranë
- Rruga/Zona Autostrada Tirane - Durres km 19
- Profili Prodhim/Perpunim
About Us
Të gjithë e dimë sesi ambienti përreth ndikon në humorin tonë të përditshëm, ndaj, edhe rëndësia e veçantë që merr aplikimi i bojës dhe ngjyrës së duhur aty ku punojmë dhe jetojmë, na ndihmon të nxjerrim në pah më të mirën tonë: Deutsch Colour ka lindur në Gjermani, ku plot 105 vite më parë filloi prodhimin dhe studimin e bojërave: ishte viti 1914. Ne jemi krenarë të ndajmë suksesin tonë duke kthyer një biznes të vogël familjar në një kompani të njohur shumëkombëshe që vazhdon të rritet gjerësisht.
Ne nuk prodhojmë thjesht dhe vetëm produkte të shkëlqyera! Ne kujdesemi për nevojat e gjithsecilit duke përfshirë çdo individ, prodhues, dekorues pa dallim nëse ata janë pjesë e një firme të madhe apo një biznesi të vogël privat.
Sistemi ynë i avancuar teknologjik dhe laboratori digjital ku prodhohen produktet tona, na ndihmon të jemi gjithmonë një hap përpara në sektorin botëror të bojërave; të shpejtë dhe efikasë në përditësimin e të gjithë informacioneve më të fundit dhe të rëndësishme dhe përcjelljen e tyre tek stafi ynë i kualifikuar, në mënyrë që klientët tanë të informohen ashtu siç duhet.
Nëpërmjet zhvillimit të ideve të reja dhe strategjive moderne të marketingut tonë, klientëve iu ofrohen gjithmonë njohuritë më të mira, duke i ndihmuar ata që të marrin rezultatin maksimal nga produkti për të cilin interesohen.
Që prej fillimeve të Deutsch Color në vitin 1914, në Gjermani, e deri më tani, kemi arritur me shumë punë, pasion dhe përkushtim të vazhdueshëm realizimin e një gamë të gjerë produktesh për industrinë e ndërtimit, të cilat kemi mundur t’i sjellim në treg. Një rëndësi shumë e madhe i është dhënë kërkimit shkencor dhe zhvillimit, prandaj 60% e fitimit tonë shkon për progresin e produkteve tona dhe për investime të reja. Deutsch Color ka nje kapacitet prodhimi 500 000 ton dhe 120 milionë litra çdo vit.
Deutsch Color është rritur me shpejtësi në nivel global me qëllim që të jetë e pranishme në çdo vend në mbarë botën që nga Afrika e Veriut, në Europe dhe SHBA. Kompania jonë transformon, zbukuron dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere të qetë dhe relaksuese përreth jush. Ne na pëlqen të sjellim ndryshimin dhe kjo është pikërisht ajo që kemi bërë për më shumë se 100 vjet dhe vazhdojmë të bëjmë çdo ditë.
Vizioni ynë
Deutsch Colour krenohet me rolin e saj si një partner kryesor edhe në biznese të sektorëve më të vegjël duke i ndihmuar ata në rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Ne kemi një vizion të fuqishëm. Prodhim, Zhvillim dhe Shpërndarje. Ne synojmë të përmbushim të gjitha nevojat e klientëve në fushën e bojrave me të gjitha nuancat e larmitë e tyre estetike dhe teknologjike dhe do të vazhdojmë të hulumtojmë mbi metoda të reja dhe efektive për të arritur objektivin tonë në rrugën e suksesit.
Derimëtani, kemi arritur një status shumëkombësh të markës sonë. Vizioni ynë afatgjatë është që të jemi të pranishëm në çdo ambient tuajin nëpërmjet konceptit të bojërave.
Ne synojmë tu ofrojmë të gjithë konsumatorëve dhe klientëve tanë konsulencën, shërbimet dhe produktet më të mira, të nevojshme për kërkesat e tyre. Nëse jeni në kërkim të një atmosfere ku motivimi, qartësia dhe fokusi janë thelbësore, vetëm Deutsch Colour mund t’ju ndihmojë.
Strategjia jonë
Si pjesë e objektivave tanë strategjikë, ne fokusohemi në ofrimin e një produkti të qëndrueshëm, afatgjatë, në treg me çmim të arsyeshëm dhe të përballueshëm nga të gjitha shtresat ekonomike.
Strategjitë tona të përgjithshme synojnë zgjerimin mbi asete të reja, duke hapur një numër të madh filialesh në nivel global, duke zhvilluar produkte të reja për të sjellë në treg dhe për të arritur qëllimin e përmbushjes së kërkesave të klientëve brenda industrisë së bojrave.
Duke zgjeruar bizneset tona në nivel kombëtar, ne po krijojmë mundësi të pafundme që individë të ndryshëm të bashkohen me ne në këtë rrugëtim suksesi dhe të jenë pjesë e një perandorie të ardhshme. Pjestarët e ekipit tonë kërkimor profesional marrin parasysh të gjitha reagimet e klientëve tanë me synim ofrimin e një produkti të shkëlqyer për tregun tonë.
Një faktor tjetër kyç ku ne fokusohemi është marketimi i markës sonë. Ne e njohim rëndësinë e informimit të të gjithë klientëve rreth ofertave tona dhe programit të besnikërisë së klientëve, ndaj ne ruajmë një standard të lartë marketingu dhe reklamimi.
Përgjegjësia shoqërore
Të gjitha produktet e Deutsch Colour janë zhvilluar mbi bazën e të qenurit miqësore ndaj mjedisit, si dhe duke pasur si synim që të jenë në pajtueshmëri të plotë me të gjitha rregullat dhe rregulloret e standardeve të shëndetit tonë dhe të sigurisë. Ne jemi çertifikuar sipas ISO 9001, ISO 14001 dhe OHSAS 18001, në përputhje me Ligjin për Shëndetin dhe Sigurinë. Për ne është tepër e rëndësishme që drejtimin e një biznesi të suksesshëm ta ndërthurim edhe me përgjegjësitë tona shoqërore dhe mjedisore.
Politika e kompanisë Deutsch Colour në lidhje me individin dhe nevojat e tyre;
– Ofrimi i një shërbimi të drejtë për klientët dhe furnitorët.
– Ne përpiqemi të marrim më të mirën nga secili punonjës, duke ofruar trajnimin e nevojshëm, duke vlerësuar punën e zellshme dhe motivimin, etj.
– Detyra jonë është të garantojmë që punonjësit tanë të jenë në një mjedis të sigurt pune, në respektim të të gjitha rregullave dhe rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë. Synimi ynë është parandalimi i aksidenteve në punë dhe i çdo sëmundjeje tjetër profesionale.
– Ne informojmë të gjithë klientët dhe të gjithë përdoruesit e tjerë mbi përdorimin e saktë dhe të sigurt të produktit tonë.
Inovacioni
Deutsch Color transformon, zbukuron dhe ndihmon në ruajtjen dhe krijimin e një atmosfere të qetë dhe relaksuese përreth jush. Ne na pëlqen të sjellim ndryshimin dhe kjo është pikërisht ajo që kemi bërë për më shumë se 100 vjet dhe vazhdojmë të bëjmë çdo ditë.
Në Deutsch Color krijimtaria nis me të kuptuarit e nevojave të konsumatorëve tanë. Kjo do të thotë të kuptosh dhe të parashikosh pritshmëritë e tyre dhe nevojën e tyre për ndryshim. Inovacionet tona janë kudo rreth jush, bojrat tona mbrojnë disa prej ndërtesave më ikonike nëpër botë. Çdo gjë që ne bëjmë nxitet nga qëndrueshmëria, si pjesë e qasjes sonë për të ofruar sa më shumë vlerë të jetë e mundur nga përdorimi i sa më pak burimeve. Kjo do të thotë që ne rekrutojmë vetëm stafin më të mirë dhe punojmë me ekipin tonë për të siguruar që të sjellim gjithmonë zgjidhje krijuese dhe inovative.