This company has no active jobs
Company Information
- Total Jobs 0 Jobs
- Location Albania, Tiranë
- Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres
- Tel/Mob +355 0682078443
- Profili Prodhim/Perpunim
About Us
Zgjedhje dhe diversitet, është ajo çka ju ofrua shqiptarëve me rënien e komunizmit dhe disa njerëz i kanë bërë këto elemente pjesë të biznesit të tyre. Sillni sëbashku një botilues, shpërndarës, reklamues, tregëtar, ndërtues dhe agjent të pronave të patundshme dhe ju keni AGNA Group.
AGNA sh.a u krijua nga bashkimi i Anonime Kakavi dhe Agna Investitor.
AGNA sh.a operon në dy sektorë kryesorë: shpërndarje dhe prona të patundshme.
Kompania e parë, Anonime Kakavi, u krijua në vitin 1991, si importuese dhe shpëndarëse ekskluzive e markave të njohura të produkteve ushqimore, detergjentëve, kozmetikës dhe cigareve.
Agna Investitor operon në fushën e ndërtimit dhe pronave të patundshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Kjo kompani ka formuar një portofol të rëndësishëm investimesh.ndër vite.
ALFA sh.a, u krijua në vitin 1992 si shpërndarëse zyrtare e Amstel dhe Pepsi Co. Në vitin 1997, Alfa sh.a ndërtoi nje fabrikë moderne në fshatin Glinë, e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit me prodhimin e ujit Glina dhe shumë pijeve të tjera. Suksesi e çoi Alfa sh.a në marrjen e statusit të Botiluesit dhe Shpërndarësit zyrtar të Pepsit për territorin shqiptar në vitin 1999.
ALBARTEX sh.p.k u ble në vitin 2001. Kompani që operon në sektorin e reklamave “outdoor” dhe zotëron tashmë pjesën më të madhe të tregut.
Në vitinAutostrada Tirane-Durres 2003 u krijua agjencia ON TIME CONCEPT. Kjo agjenci ofron shërbime të ndryshme duke filluar nga organizimi i aktiviteteve, promocioneve, studimeve të tregut dhe marrëdheniet me mediat, duke plotësuar kështu në mënyrë komplekse nevojat e bizneseve që operojnë në Shqipëri.
Në kushtet e ndërvarësisë në botë, biznesi mund të ndihmojë në konsolidimin e profilit ekonomik të një vendi duke ndërtuar edhe ura për investimet e huaja, dhe AGNA Group sigurisht e bën këtë.