Business Analyst
Përshkrimi
Zero është partneri i parë zyrtar i Odoo në Ballkan. Ne implementojmë Odoo ERP për institucione dhe biznese të mëdha në rajonin tonë për gamë të ndryshme industrish.
Këtë vit jemi zgjedhur si një ndër tre partnerët e rinj më të mirë në Evropë nga Odoo. Jemi në kërkim për kandidatë të interesuar për inovacionin në tekonologji
dhe që kërkojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre përmes një karriere në konsulencën ERP dhe teknologjinë e informacionit, në një epokë ku financa nuk funksionon pa tekonologjine.
Çfarë do të bëni:
Ndërkohë që zhvilloni aftësitë e juaja në IT, informatike apo finance, do të bëheni ekspert në ERP dhe do të udhëhiqni klientët në analiza, konsulencë, implementim dhe trajnim.
Cfarë Ofrojmë:
Do të jeni në gjendje të aplikoni njohuritë tuaja financiare dhe të mësoni një ERP që aplikohet në mbarë botën, e cila do t’ju japë mundësinë dhe sigurinë në të ardhmen për të punuar pa asnjë pengesë gjuhësore ose vendodhje.
Do të punësoheni menjëherë nëse e kaloni trajnimin me sukses.
Detyrat
- Kuptimi i Kërkesave të Klientit Bashkëpunim me Konsulentin e Biznesit.
- Përgatitje e Analizës për Zhvilluesit.
- Testim i Zhvillimeve dhe Moduleve të Odoo.
- Kontroll Cilësie dhe Dokumentim.
Kualifikimet
- Diplomë Bacelor në Informatike, Informatike ekonomike, Inxhinieri Informatike ose elektronike, TIK, Matematike.
- Aftësi në Komunikim.
- Njohuri Shumë të Mira të Gjuhës Angleze.
- Njohuri Shumë të Mira të Gjuhës Shqipe.
- Aftësi Bashkëpunimi me Kolegë të Huaj.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion vizito https://www.zero.com.al/jobs dhe plotëso të dhënat.
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience