Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist Partneritetesh, pranë Departamentit të Kredisë Digitale, në Zyrën Qendrore:
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
- Të ketë diplomë të shkollës së lartë;
- Preferohet të këtë eksperiencë punë në sektorë të ngjashëm;
- Të këtë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
- Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
- Të jetë e organizuar dhe korrekte;
- Të kenë njohuri të mira në gjuhën e huaj anglisht;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
- Specialisti i Partneriteteve është përgjegjës për zbatimin e gjithë detyrimeve që rrjedhin nga Manuali i Departamentit të Kredisë dhe Rregullores së Departamentit të Kredisë Digitale;
- Është përgjegjës për lidhjen e kontratave të reja të partneritetit me dyqane të ndryshme në të gjithë rajonin e Shqipërisë, ndjek dhe mirëmban marrëdheniet me dyqanet dhe raporton mbi çdo situatë të krijuar;
- Raporton në mënyrë sistematike mbi objektivat dhe pritshmëritë e tyre si dhe bën propozime të ndryshme strategjike për arritjen e objektivave të vendosura;
- Ndjekja sistematike e CRM, nga ku merr informacion mbi çdo klient i cili ka iniciuar një aplikim kredie digitale në dyqan. Për çdo aplikim të krijuar suporton dyqanet në aplikimet të cilat nuk ka shkuar më tej me hapat e ardhshëm;
- Monitoron dhe ndjek pagesat e klientëve të portofolit të kredisë Digitale për partnerët;
- Përgatit raporte dhe informacion për Drejtorin e Departamentit të Kredisë Digitale me frekuencë ditore, javore, mujore si dhe raporte shtesë nëse i kërkohet diçka e tillë;
- Punon për ngritjen e tij profesionale nëpërmjet njohjes me literaturat dhe eksperiencat bashkëkohore, shkëmbimit të eksperiencave me institucionet e tjera të ngjashme si dhe kualifikimeve të vazhdueshme;
- Ruan konfidencialitetin e gjithë informacioneve dhe dokumentacionit të departamentit;
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Departamentit të Kredisë Digitale;
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë për punësim
- Curriculum Vitae
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me e-mail brenda datës 28 Shkurt 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet : www.fondibesa.com.