Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Drejtues Kantieri, Vlora Marina
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Vlorë
Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse, koordinuese dhe vendimmarrëse.
- Merr pjesë së bashku me menaxherin e projektit në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit të projektit;
- Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve si dhe ndjekjen dhe ecurinë e tyre;
- Pergatit paketat prokuruese dhe e dergon tek DPN per miratim;
- Zbatimi i punimeve në këtë projekt në përputhje të plotë me projektet e miratuara, direktivat dhe standardet e Kompanisë si dhe në përputhje me KTZ;
- Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
- Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
- Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet dhe planet e projektit;
- Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
- Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;
- Aprovimin e penaliteteve;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
- Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;
- Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
- Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
- Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
- Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
- Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
- Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkt të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
- Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizimin e tyre;
- Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Drejtuesi i Kantierit;
Edukimi: Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë të paktën 10 vite përvojë pune në inxhinieri dhe 5 vite përvojë në menaxhimin e projekteve.
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
- Të ketë punuar me FIDIC në kontrata të tjera.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002261001/Drejtues-Kantieri?source=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 11.03.2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Experience Level me eksperience, Senior, Manager