Kërkojmë një Senior Front-End Developer për t’u bashkuar me ekipin tonë në një pozicion full-time.
Kandidati ideal duhet të ketë përvojë të gjerë në zhvillimin e faqeve dhe aplikacioneve.
Preferohet eksperiencë në platformat Shopify, Magento ose BigCommerce.
Kërkesat e profilit:
Përvojë ne HTML, CSS (Flexbox) dhe JavaScript.
Përvojë me TailwindCSS ose Bootstrap (preferohet).
Përdor dhe zotëron framework-e si Alpine.js, Vue.js ose React.js.
Njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze.
Aftësi të mira komunikimi dhe sens përgjegjësie.
Puna kërkon prezencë në zyrë nga e Hëna në të Premte në adresën tonë në Tiranë pranë qendrës Kristal, Komuna e Parisit.
* Vetëm profile me përvojë Senior do të merren në konsideratë.
Çfarë ofrojmë?
Pagë shumë e kënaqshme, e përshtatur sipas përvojës së kandidatit.
Ambient pune i qetë dhe profesional, me një ekip specialistësh.
Punë e organizuar, me qasje moderne dhe metodologji efikase.
Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Mundësi për të kontribuar në projekte kërkimore dhe zhvillimore (R&D).
Trajnime dhe certifikime të mbuluara nga kompania.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në careers@front-levels.com
More Information
- Rruga/Zona Pranë Kristal Center, Komuna e Parisit
- Language anglisht, italisht
- Experience Level Senior