Shitës/e në dyqan ne Tirane 40 views1 application

JYSK Albania kërkon të punësojë Shitës/e në dyqan në Tiranë.

JYSK Albania, kompani e cila si objekt aktiviteti ka tregtinë me pakicë të mobilieve,
pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve të tjerë shtëpiakë në dyqane të specializuara
kërkon të punësojë:

Pozicioni: Shitës/e në dyqan ne Tiranë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kujdeset për shërbimin ndaj klientit
Realizon objektivat e përcaktuara nga kompania
Kryen procesin e hapjeve në kohë të produkteve te reja
Kontrollon produktet çdo ditë dhe realizon zëvëndësimin e tyre
Suporton në procesin e reklamimit të produkteve në dyqan

Kualifikimet dhe aftësitë:
Eksperiencë të mëparshme në shitje ( eksperienca në fusha të ngjashme përbën avantazh)
Aftësi shumë të mira komunikimi
Aftësi të mira të punës në grup
Njohuri bazë të paketës Office
Arsimi i lartë (jo i domosdoshëm)
Njohuri e gjuhës Angleze përbën avantazh

Ofrohet:
Pagë motivuese
Kushte shumë të mira pune
Mundësi për tu rritur në detyrë brenda kompanisë
Puna organizohet në 2 turne

Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit për këtë pozicion mund të dërgojnë cv në adresën e email-it : info@jysk.al ose ne numrin e telefonit: 0697005052
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Bulebardi Gjergj Fishta, Pallati Alpas Center
  • Tel/Mob 0697005057
  • Profili Tregti