Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Inxhinier Zbatimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Farkë, Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i Zbatimit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonike – konstruktive – KUZ – KUB, infrastrukturës inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si edhe detajimin konstruktiv e arkitektonik të elementeve të ndryshëm;
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli, etj;
- Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, sigurohet që të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhimit QA/QC dhe HSE, si dhe të rregullave në fuqi;
- Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
- Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
- Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
- Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e inspektimeve të rregullta;
- Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi apo të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
- Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
- Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
- Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk kanë mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
- Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
- Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
- Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
- Evidentimin e nevojave për materiale dhe mire administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
- Përgatitjen e raporteve ditore e javore për problematika dhe ecurinë përkatëse;
- Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
- Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura);
- Aftesi per te lexuar, kuptuar projektet MEP dhe bashkerenduar punimet me keto disiplina.
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj.;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT, REVIT etj.);
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 18.01.2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Rruga/Zona Farke
- Experience Level me eksperience, Senior