Përshkrimi
AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentin e finances në pozicionin: Financier/e.
Detyrat
- Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
- Realizon perpunimin e informacionit te marre ne kontabilitet dhe programet e detyruara fiskale.
- Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
- Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare.
- Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.
Kualifikimet
- Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune si Ekonomist.
- Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike, preferohet në Inxhinieri ekonomike.
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare.
- Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
- Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit.
- Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.
Shënime
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selite, Tirane