Kontabiliste Shitjesh 218 views1 application

Job Expired

Evita Sh.p.k, kërkon të punësojë për një nga kompanitë e grupit:

Kontabiliste Blerjesh

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe mbajtjen e një metodologjie të kostos së produktit dhe të projektit, duke përfshirë alokimin e saktë të shpenzimeve dhe të ardhurave për departamentin funksional (qendrat e fitimit / kostos);
  • Përgjegjës për zbatimin e udhëzimeve për të gjitha detyrat që lidhen me analizën financiare / profitabilitetit që duhet të zhvillohen për llogari të kompanisë;
  • Përgjegjës për kontabilizimin e faturave të blerjes në fund të çdo dite dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo dite/muaji/viti financiar dhe reflektohet siç duhet në sistem;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shpenzimeve dhe furnitorëve në fund të çdo dite dhe siguron se shifra e saktë raportohet në fund të çdo muaji/viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem;
  • Përgjegjës për analizën specifike financiare në nivelin e qendrës së fitimit/kostos për departamentet, njësitë, shërbimet, etj;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt të bilancit material dhe të inventarit dhe në fund të vitit kalendarik/financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara dhe rregullat e kontabilitetit;
  • Përgjegjës për orientimin, monitorimin, kontrollimin dhe raportimin e kostove administrative dhe operative për çdo departament. Skema e saktë e shpërndarjes zbatohet dhe azhornohet në çdo nivel / dimension të raportimit;
  • Siguron që dokumentacioni ligjor është në përputhje me rregulloren ligjore dhe tatimore dhe propozon ndryshime tek Menaxheri i Financës;
  • Siguron që evidencat dhe dokumentacioni mbështetës të paraqiten në bazë të një sistemi të mirëmbajtjes dhe arkivimit të rregulluar;
  • Siguron cilësinë dhe rëndësinë e raportimit të brendshëm;

 

 Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë në degën Financë-Kontabilitet ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë pune si Kontabiliste Blerjesh;
  • Njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel);
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze;
  • Përbën avantazh njohja e sistemit NAV+;
  • Aftësi për të punuar në grup;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar Cv-në në adresën e emailit:hr@evitaalbania.com

Afati i aplikimit: 05/12/2024

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. 

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Farmaceutike