Conad rrjeti më i madh i supermarketeve, në Shqipëri, operativ qe prej vitit 2006,
kërkon të punësojë:
Menaxher Kategorie (për produktet ushqimore/jo ushqimore)
Kriteret bazë që duhet të plotësojnë kandidatët për këte pozicion janë:
- Të jenë të diplomuar në Menaxhim ose Ekonomi preferohet ti kete kryer studimet Universitare ne Itali;
- +3 vite përvojë pune në të njëjtën fushë;
- Njohuri të mira të gjuhës Italiane (avantazh zotërimi i çdo gjuhe tjetër e BE);
- Njohuri të paketës Office (përbën avantazh njohuritë në programet financiare);
- Aftësi shumë të mira analitike dhe negociuese;
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar dinamikën e pozicionit;
Detyrat kryesore që do të kryhen:
- përcakton dhe modifikon asortimentin e produkteve të kategorisë
- kontrollon performancën e produkteve individuale
- analizon dhe përmbledh të dhënat në lidhje me tendencat e shitjeve të produkteve
- negocion dhe mban maredhenie te vazhdueshme me furnitoret kontrollon ciklin e riporositjes së mallrave, duke siguruar konsistencën e stoqeve në Magazinë, për furnizim korrekt të produkteve
- menaxhon mosmarreveshjet me furnitoret dhe pikat e shitjes per produkte me probleme cilesie dhe per cmime te ndryshme nga ato te kontraktuara
- planifikon aktivitete promovuese dhe bashkepunon me sektorin marketing duke verifikuar efektivitetin e tyre
- menaxhon komunikimin e ofertave per produktet në platformën e shitjeve online sipas kalendarit promocional.
- menaxhon dhe arkivon dokumentacionin e produkteve, skedat me të dhënave teknike, certifikatat dhe ia transferon këto të dhëna dyqaneve në përputhje me kërkesat e përcaktuara me ligj.
Ofrojmë:
- Një pozicion të rëndesishëm në një kompani ndërkombëtare, me një histori të gjatë suksesi
- Një ambient pune stimulues, me mundësi konkrete për rritje profesionale
- Paketë ekonomike interesante në bazë të eksperiencës dhe kompetencave
CV-ja duhet të plotësohet në gjuhën italiane dhe të dërgohet në
adresën e-mail: hr@conadalbania.al
nr celulari: 0689058529
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.