Ne jemi në kërkim të një Ekonomiste të kualifikuar dhe të motivuar.
Kandidatja ideale duhet të ketë përvojë të mëparshme dhe njohuri të thella në përdorimin e programit financiar Bilanc.
Funksionet kryesore të pozicionit të punës (duke listuar fillimisht më të rëndësishmet):
- Regjistrimi dhe kontabilizimi i faturave të blerjes në sistemin e financës
- Regjistrimi i veprimeve të arkës/bankes në sistemin e finances
- Regjistrim I veprimeve te magazines
- Kontrolli i saktësise së hedhjes së veprimeve me bankat dhe arkën në financë
- Kontrolli i balancave me furnitoret dhe klientet
- Kontrolli i librave të blerjeve dhe shitjeve
- Kontrolli i saktësise së hedhjes së veprimeve te magazines,rakordim inventari
- Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke
- Të mbaje nën kontroll procedurat e hedhjes së të dhënave në programin financiar
- Të identifikoni dhe të adresoni çdo çështje financiare që ndodh, si dhe të ofroni zgjidhje efikase për probleme të mundshme
- Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës
Kualifikimet
- Të kete perfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë (preferohet dega Financë);
- Të paktën 2-3 vite përvojë në një rol finance.
- Të kete njohuri mbi programet kompjuterike word,excel
- Te kete njohuri dhe përvojë të thella në përdorimin e programit financiar Bilanc
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
- Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe të jetë bashkëpunues/e në grup;
- Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës dhe të jetë i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
- Të jetë i/e motivuar dhe i/e përgjegjshëm gjatë orarit të punës;
Per te aplikuar per kete pozicion jeni te lutur te dergoni CV-ne tuaj ne adresen: finance@koralfood.com.al
Ne jemi të interesuar të plotësojmë këtë pozicion sa më shpejt.
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience