AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal
Vlorë, Shqipëri
Pozicioni i kërkuar: Asistent/e projekti
Lloji: Me kohë të plotë
Vendodhja: Vlorë
Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë shpall pozicionin vakant për “Asistent/e projekti” me kohë të plotë dhe fton të gjithë personat e interesuar të dërgojnë aplikimet e tyre.
Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, është një organizatë joqeveritare e cila operon në territor prej vitit 2003. Misioni i organizatës është të ofrojë shërbime dhe realizojë iniciativa dhe projekte për zhvillimin social, ekonomik, kulturor dhe zhvillimin ambiental të qarkut të Vlorës, por jo vetëm.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Të asistojë/lehtësojë projektet dhe të mbaj komunikim aktiv të brendshëm dhe me partnerët/donatorët e jashtëm për të siguruar zbatimin në kohë të projekteve (përfshirë projektet e financuara nga BE);
- Përgatitja e logjistikës për aktivitetet e projektit/takimet/ trajnime/ workshope;
- Të ofrojë ndihmë dhe bashkëpunoje me ekspertët gjatë aktiviteteve kërkimore dhe hartimit të dokumenteve të ndryshëm;
- Mbështet dhe punon ngushtësisht me menaxherin e projektit dhe stafin për realizimin e aktiviteteve të projekteve.
PROFILI KRYESOR I KANDIDATIT:
Kërkohet:
- Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale, ekonomisë, shkencave natyrore.
- Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi të forta organizative dhe aftësi shumë të mira ndërpersonale;
- Përdorues i pa varur i mjeteve dixhitale duke përfshirë përdorimin e programeve Word, Excel, PowerPoint.
APLIKIMI
Ju lutemi dërgoni një CV dhe një letër motivimi (jo më tepër se 400 fjalë) me email në adresën tonë auledavlore@gmail.com brenda datës 24 shtator 2024, ora 16:00.
Procedura e përzgjedhjes:
1. Përzgjedhja e parë bazuar në CV dhe letrën e motivimit.
2. Intervistë.
*Për çdo paqartësi mund të na drejtoheni përmes adresës sonë email auledavlore@gmail.com ose vizitoni faqen tonë web www.auleda.org.al
More Information
- Language anglisht, shqip
- Experience Level edhe pa eksperience, me eksperience