Pozicioni i kërkuar: Praktikant/e
Lloji: Me kohë të pjesshme
Vendi: Vlorë
Titulli: Thirrje e Hapur për Praktikant/e në pozicionin Asistent/e Projekti
Bashkohu ekipit tonë!
Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë është në kërkim të një “Praktikanti (Internship), me të drejtë punësimi”, i cili do ti bashkohet ekipit tonë, duke filluar nga nentor i vitit 2024.
Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë shpall pozicionin vakant për “Praktikant/e në pozicionin Asistent/e projekti” me kohë të pjesshme dhe fton të gjithë personat e interesuar të dërgojnë aplikimet e tyre.
Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, është një organizatë jofitimprurëse e cila operon në qarkun e Vlorës prej vitit 2003. Misioni i saj është të ofrojë shërbime dhe realizojë iniciativa dhe projekte për zhvillimin social, ekonomik, kulturor dhe zhvillimin ambiental të qarkut të Vlorës. Qëllimi jonë kryesor është të dizenjojmë projekte dhe ofrojmë shërbime të cilat sjellin ndikime pozitive në shoqëri, për këtë arsye ne po kërkojmë një praktikant/intern asistent projekti të kualifikuar i cili do të na ndihmojë në arritjen e qëllimit tonë.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Ndihmon stafin në implementimin e aktiviteteve të projekteve, dokumentacionit, identifikimin e thirrjeve për projekte;
- Ndihmon në realizimin e aktiviteteve të projektit/takimet/ trajnime/workshope;
- Ofron ndihmë gjatë fazës së hartimit të studimeve dhe gjatë punëve kërkimore;
- Asiston ne menaxhimin e rrjeteve sociale të organizatës dhe publikimin e lajmeve/artikujve.
PROFILI KRYESOR I KANDIDATIT:
Kërkohet:
- Diplomë universitare, preferohet niveli master;
- Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi të forta organizative dhe aftësi shumë të mira ndërpersonale;
- Përdorues i pa varur i mjeteve dixhitale duke përfshirë përdorimin e programeve si Word, Excel, PowerPoint dhe platformave të mediave sociale;
- Dëshirë për të mësuar dhe për tu zhvilluar profesionalisht.
ÇFARË PËRFITONI?
- Mundësi për të përfituar një kontratë pune pas përfundimit të praktikës në varësi të performancës.
- Përvojë praktike në menaxhim projektesh, organizim eventesh, apo shkrim politikash dhe studimesh.
- Mundësi për të punuar me një ekip bashkëpunues dhe mbështetës.
- Mentorim dhe udhëzim nga profesionistë.
Aplikimi
Dërgoni aplikimin tuaj, duke përfshirë një CV dhe një letër motivimi (jo më tepër se 300 fjalë), brenda datës 24 shtator, në adresën auledavlore@gmail.com
Emëroni subjektin në email si më poshtë:
“Aplikim_Asistent/e_Projekti_Emer_Mbiemer”
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Çdo aplikim i pa plotë i cili nuk përmban CV + Letër motivimi, nuk do të merret parasysh.
* Për çdo informacion rreth organizatës, referohuni faqes sonë të webit www.auleda.org.al ose na vizitoni në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Linkedin.
More Information
- Rruga/Zona L."Pavaresia", Rruga "Fejzo Gjomena", Nd. 16, Shkalla Nr.3
- Language anglisht, shqip