Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Inxhinier QA/QC
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier QA/QC është përgjegjës që kompania të përmbushë kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë. Ndjek zbatimin e procedurave me nënkontraktorët, procesin e testeve laboratorike për kampione të ndryshme materialesh dhe sigurohet që çdo gjë është në përputhje me standardet.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë;
- Të përmirësojë dhe implementojë procedurat e kompanisë;
- Ndjekjen dhe auditimin e çdo departamenti për zbatimin e procedurave të cilësisë sipas kompanisë;
- Ndjekjen e procesit që kryhet nga inxhinierët e caktuar në objekt për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të licencuar nga DPSH. Sigurohet që të jenë dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave;
- Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
- Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjate zbatimit të punimeve;
- Hartimin e recepturave për betonet e veçanta dhe të llaçeve;
- Hartimin e proces-verbaleve për materialet dhe punimet me cilësi të dobët;
- Plotësimin e dokumentacionin përkatës të cilësisë çdo objekt;
- Ndjekja e kontrollit të cilësisë së punimeve për të gjitha kantieret e ndërtimit;
- Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
- Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
- Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë;
- Detyra të tjera që i ngarkohen;
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë eksperiencë pune në Punime Civile (punime ndërtimi dhe përfundimi);
- Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për cilësinë;
- Njohuri shumë e mirë e standardeve të cilësisë;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 07/09/2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Rruga/Zona Palase
- Experience Level me eksperience