Kompania ITE Enineering shpk, që operon në fushën e zbatimit të projekteve elektrike hap vende të lira pune për Teknik Elektrik / Elektriçist.
Detyrat
- Të ndjekë dhe të zbatojë të gjitha proceset teknike të punës që do të ketë objekti.
- Të realizojë me përpikmëri të gjithë detyrat që i jepen nga personat përgjegjës.
- Të jetë i aftë të lexojë instruksione dhe vizatime të ndryshme.
- Të ketë njohuri për materialet elektrike që përdoren në instalime.
- Të ketë njohuri për veglat e punës që përdoren në proceset e punës.
Kualifikimet
- Komunikim profesional me stafin.
- Aftësi për të kryer detyra në mënyrë profesionale dhe brenda etikës së punës.
- Leje Drejtimi Kategoria B.
- Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në instalime elektrike.
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm. Preferohet arsim profesional.
- Mosha deri në 50 vjec.
Kandidatët e interesuar të kontaktojnë në nr. +355 69 70 46 172.