Përshkrimi i PunësShoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, për shkak të zgjerimit të rrjetit të tij drugstore, kërkon të punësojë për qytetin e Lushnjes, staf në pozicionin: Përgjegjës Turni (F/M)
Përgjegjës Turni (F/M) është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pikë kontakti/përfaqësimi i dyqanit në mungesë të menaxherit.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
- Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
- Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
- Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
- Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
- Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
- Mban pastër marketin, raftet, etj;
- Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kanë nevojë;
- Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat ai është i interesuar.
Ne ofrojmë:
- Pagë motivuese;
- Atmosferë miqësore dhe dinamike;
- Kontratë të rregullt pune;
- 40 ore pune në javë;
- Vlerësim sipas performancës;
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë;
- Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
- Fleksibël për punë me 2 turne;
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
More Information
- Rruga/Zona Qender
- Tel/Mob +355 69 700 6305
- Language anglisht