Specialist 85 views

Job Expired

SiCRED Distribution, shoqeri e cila operon ne fushen e tregtimit dhe promovimit te artizanatit shqiptar, kërkon të punësojë “Specialist/e ” :

Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:

o Të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e fakultetit të ekonomisë;
o Të ketë aftësi komunikimi dhe të punuari në menyrë të pavarur dhe në grup;
o Të ketë aftësi organizimi dhe të mbajturit saktë të informacionit;
o Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterik;
o Të ketë njohuri të mira gjuhës angleze
o Eksperiencat e mëparshme te ngjashme përbëjne avantazh

Informacion mbi përshkrimin e punës të “Specialist/e Administrimi”:

o Organizimi dhe administrimi i saktë i dokumentacionit;
o Identifikimi i bashkëpunëtorëve (artizanë) potencialë për të rritur gamën e produkteve;
o Realizimi i takimeve në terren sipas rastit;
o Të kryejë proçedurat operacionale me klientët dhe furnitorët;
o Administrimi dhe menaxhimi i kontratave;
o Të jetë përgjegjës për të menaxhuar rrjetet sociale, të përgatisë materialet që do të publikohen sipas një kalendari mujor etj;
o Të sugjerojë plane për të rritur audiencën në rrjete sociale;

Dokumentacioni që duhet të depozitohen:

o CV me foto;
o Kopje e diplomës dhe listës së notave;
o Kopje e ID;
o Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
o Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi.

Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 26 Korrik 2024, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:

Me postë, në adresën: SiCRED Distribution sh.p.k, Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Kati i tretë, Tiranë

Me email: contact@sicred-distribution.com.al

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Brigada VIII, Vila 3/1, Kati i trete, Tirane (ne zonen e ish-Bllokut)
  • Profili Artizanat