Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatit, nënshkruan dhe nis opinione ligjore për kredidhënie, rinovim ekspozimesh, opinione ligjore për çdo kërkesë të subjekteve tregtare, institucioneve shtetërore e OJF/OJQ etj, duke u siguruar që i gjithë dokumentacioni ligjor të jetë në përputhje me ligjet e aplikueshme dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri dhe rregulloret e brendshme të bankës.
- Përgatit e kontrollon kontratat e kredisë, marrëveshjet e ndryshme, deklaratat e çdo dokumenti tjetër në lidhje me procesin e kredidhënies dhe të çdo shërbimi tjetër që ofrohet nga Banka.
- Përpunon kontrata të reja për produktet bankare në varësi të kërkesave ligjore dhe nënligjore në fuqi, akteve rregullative kombëtare si dhe rregulloret e brendshme. Ndjek kontrollin e implementimeve e përqasjeve rregullative e kontraktuale të ndryshme të cilat banka është e detyruar t’i aplikojë sipas legjislacionit në fuqi.
- Rishikon dhe përditëson, kur nevojitet, të gjithë kontratat standarte të përdorura nga banka(Llogari rrjedhëse, depozita llogari kursimi, karta krediti/debiti, garanci bankare, letër kredie etj.). Është përgjegjës për inicimin, monitorimin dhe implementimin e kontratave në sistem apo automatizimin e tyre sipas kërkesave dhe standarteve.
- Asiston departamente të ndryshme për problematika të ndeshura përgjatë aktivitetit të përditshëm të Bankës.
- Propozon tek drejtori zgjidhje të mundshme për probleme ligjore me të cilat ndeshet Banka.
- Ndjek procedurat për kryerjen e aplikimeve për regjistrimin e kolateraleve, dokumentave të pronësise, kartela/harta treguese për regjistrimin e akteve të kalimit të pronësisë pranë ZVRPP si dhe aplikimet për regjistrimin e ndryshimeve përkatëse pranë QKB-së apo organeve të tjera të administratës, apo institucioneve mbikqyrëse dhe rregullatore.
- Përgatit dhe ndjek përditësimin e të dhënave të Bankës dhe përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës për regjistrimet ligjore për palët e treta(ASD, QKB, Banka e Shqipërise, QRA, institucioneve lokale dhe qendrore, etj.), si dhe kujdeset për përputhshmërinë e këtyre të dhënave.
- Përgatit opinione ligjore për problematika të lidhura me aktivitetin e përditshëm të Bankës ( jo shërbim për klientët), si dhe të hartojë kontrata, apo akte të cilat lidhen me këtë aktivitet.(kontrata me palë të treta për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e bankës).
- Përgjegjës per përgatitjen dhe përditësimin, sa herë ka ndryshime lista e noterëve me të cilët banka bashkëpunon për aktivitetin e saj.
- Përgjegjës për përgatitjen dhe përditësimin sa herë ka ndryshime listën e personave të autorizuar për të përfaqësuar bankën në marrëdhënie kontraktuale e më gjerë duke ndjekur dhe realizuar mbledhjen e specimeneve të firmave për secilin person të autorizuar në bankë dhe këto akte së bashku me kopjet e dokumentave identifikues ia nis me njoftim zyrtar noterëve.
- Përgatit, nënshkruan dhe nis opinione ligjore për marrëdhëniet e bankës me palë të treta, etj, duke u siguruar që i gjithë dokumentacioni ligjor të jetë në përputhje me ligjet e aplikueshme dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri dhe rregulloret e brendshme të bankës.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet me qëllim asistimin e tyre në çdo fazë të prokurimit apo analizimit të marrëdhënies me palë të treta me qëllim finalizimin e marrëdhënies dhe finalizimin e projektit përkatës.
- Menaxhon dhe trajton kërkesat dhe ankesat shkresore të klientëve apo jo klientëve.
- Kontrollon aktet dhe konfirmon debitimin dhe kreditimin e llogarive të posaçme të subjekteve të ngarkuara nga ligji si Noterët, Përmbaruesit, etj.
- Asiston dhe jep konsulencën ligjore për zgjidhjen e problematikave dhe arritjen e marrëveshjeve duke përgatitur dhe aktet përkatëse në lidhje me procesin e Ndjekjes Ligjore dhe Përmbarimore të Kredive në Vonesë.
- Jep opinionet ligjore në lidhje me bllokimet në llogaritë e klientëve si dhe kontrollon aktet dhe konfirmon ekzekutimin e detyrimeve mbi shumat e llogarive në bankë të vendosura nga subjektet si zyrat e përmbarimit, Institucionet Tatimore, etj.
- Përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës, siç kërkohet përkatësisht nga autoritete të ndryshme apo palë të treta në emër të Bankës.
- Raporton tek Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Ligjore.
Eksperienca dhe kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë përfunduar Fakultetin e Drejtësisë (Diplomë Bachelor/Master në Drejtësi).
- Eksperiencë jo më pak se 5 vjet në sektorin bankar apo fusha të ngjashme apo institucione financiare të ngjashme.
- Njohuri shumë te mira mbi legjislacionin vendas në fuqi, veçanërisht atë që rregullon sektorin bankar.
- Eksperiencë në çështjet ligjore.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Aftësi të tjera:
- Shumë i përgjegjshëm dhe kreativ.
- Person që merr iniciativa për të arritur rezultate optimale.
- I/E vëmendshëm ndaj detajeve, i/e aftë për të kryer analiza të përthelluara ligjore.
- I/E aftë të punojë në grup dhe të përballojë njëkohësisht disa detyra.
- Energjik/e dhe i/e organizuar me aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi personal.
Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 22 Shkurt 2024 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.