Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit Spitali Salus kërkon të punësojë Audioprotezist/e. Kriteret përzgjedhëse janë:
-Diplomë bachelor ne Infermieri ose Elektronikë
-Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe aftësi për të punuar në grup.
-Eksperiencat e më parshme në punë përbën avantazh.
-Të jetë njohës i gjuhes angleze.
Procedura e aplikimit:
Kandidatët aplikues, deri në datën 20.05.2023, duhet të nisin në adresën elektronike info@salus.al dokumentacionin e mëposhtëm:
-Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe në formatin Europass;
-Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” I ndryshuar.
Suksese!
More Information
- Rruga/Zona Rruga "Vidhe Gjata" 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR-DR, Tirana, Albania
- Tel/Mob +355 68 20 53 180
- Language anglisht