Teknik HVAC 273 views

Profili i kompanisë: ACREM sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.
Balkan Finance Investment Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni:          Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje

Departmenti:    Mirëmbajtjes Teknike

Vendodhja:        Tiranë

 

Përshkrim i Pozicionit të Punës

Tekniku i Sistemeve HVAC në Dep. e Mirëmbajtjes Teknike në Qendër Tregtare është përgjegjës për kryerjen e detyrave të kualifikuara përsa i përket inspektimit, riparimit, instalimit apo modifikimit të sistemeve ngrohje, ventilim, kondicionim, sistemeve ftohëse dhe pajisjeve që lidhen me këto të fundit. Të performojë mirëmbajtjen dhe shërbimet periodike të pajisjeve HVAC, Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Aspirator, Kondicioner, AHU etj.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

  1. Kontrollon, inspekton si dhe kryen mirëmbajtjen periodike (ditore/javore/mujore) sipas formateve PPM të sistemit dhe pajisjeve HVAC si Chiller, VRV/VRF, FanCoil kondicionerë.
  2. Monitoron gjendjen e pajisjeve si dhe parametrat e operimit të tyre. Kujdeset që ambjentet e qendrës si dhe njësitë që operojnë brenda (dyqanet) të kenë temperaturë optimale.
  3. Jep zgjidhje teknike, riparon dhe zëvendëson pajisjet, pjesët, komponentët që kanë defekt të cilat janë pjesë e sistemit HVAC (kompresor, heat exchangers).
  4. Performon dhe riparon defektet bazike të komponenteve elektrike / elektronike të cilët janë pjesë përbërëse e pajisjeve HVAC si: switch-e, termostate, presostate, fan, timera, dampera, rele apo riparime të defekteve në sistemin e kabllimit (lidhjes së komponenteve me panelet e kontrollit).
  5. Konstaton dhe riparon defektet në kanalet e arjit (me material P3 dhe metalik)
  6. Mban shënime në lidhje me problemet dhe materialet që duhen bërë porosi; Mban evidenca të detyrave/punimeve të kryera dhe gjeneron raporte teknike rreth problemeve dhe defekteve të pajisjeve duke i raportuar njëkohësisht problematikat dhe tek Supervizori Mekanik.
  7. Në mungesë të teknikut hidraulik duhet të bëjë kontrollin, monitorimin dhe mbarëvajtjen e sistemeve të këtij të fundit si dhe të sistemeve të tjera mekanike.
  8. Performon detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri I Departamentit.

 

Kërkesat e pozicionit të punës:

 

Edukimi, Eksperienca dhe Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme profesionale apo certificatë për sistemet HVAC ose sisteme te tjera mekanike.
  • Të njohë mirë sistemet HVAC dhe mënyrën e funksionimt te tyre.
  • Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.
  • Të jetë i aftë të operojë dhe ti japë zgjidhje problemeve dhe defekteve tëe ndryshme të pajisjeve HVAC.
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si dhe të jetë i familjarizuar me pajisjet si: Chiller, VRV/VRF,
  • FanCoil, Kondicioner, AHU, Aspirator, Kondicioner etj…
  • Të këtë njohuri per riparimin e kanaleve të ajrit.

 

 

Aftësi personale:

  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Aftësi të mira në planifikim dhe menaxhim të kohës.
  • Aftësi për manaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund të shfaqen gjatë proçeseve të prokurimeve.
  • Aftësi për të punuar në grup.

 

Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV të Detajuar;

nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail:  hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:

“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”

 

Afati i fundit i dorëzimit: deri në dt. 20.10.2022

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

 

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime