Përshkrimi
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Nëndrejtor Hoteli.
Përshkrim i përgjithshëm
Nendrejtori i hotelit duhet të jetë përgjegjës për menaxhimin e punonjësve, marketingut, koordinimin dhe administrimin e shërbimeve hoteliere si dhe objekteve të akomodimit.
Detyrat
- Ekzekutojnë dhe mbështesin aspektet operacionale të biznesit (gjenerojnë propozime, ndjekin kontratat e nënshkrimit dhe korrespondencën me klientët ose agjensitë individuale);
- Përgatisin raporte ditore të gjeneruara nga produkti; Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të resortit/objektit të akomodimit;
- Raportojnë çdo ditë për xhiron e produkteve në departamentin e financës;
- Kontrollojnë në mënyrë periodike të ardhurat e okupancës sipas tipologjive të dhomave të resortit/objektit të akomodimit;
- Ofrojnë shërbim cilësor të klientëve në çdo kohë; Marrin pjesë në takime me departamente të tjera për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit;
- Mbajnë të dhënat financiare në bazë të procedurave të konfirmuara;
- Bashkëpunojnë me Menaxherin Financiar për të siguruar që likuidimet financiare të jenë në përputhje me kontratat;
- Vlerësojnë nevojën e trajnimit të stafit bazuar mbi të dhënat e mbledhura dhe ndërveprimin midis klientëve dhe vizitorëve;
- Sigurojnë që punonjësit të jenë në çdo kohë të vëmendshëm, miqësor, të dobishëm dhe të sjellshëm me të gjithë klientët dhe punonjësit e tjerë;
- Planifikojnë punën për të gjithë departamentet dhe shpërndajnë detyrat në përputhje me rrethanat;
- Sigurohen që shërbimi i sigurisë është efektiv;
- Kryejnë inspektime të hotelit/objektit të akomodimit dhe shërbimeve;
- Identifikojnë problemet e ndërtimit dhe parashikojnë planin e ndërhyrjeve të nevojshme në objekt;
- Ndjek planin e ndërtimit me menaxherin e projektit;
- Bashkpunojnë me kontraktorët dhe furnizuesit.
Kualifikimet
- Është e preferueshme që kandidatët të kenë përfunduar studimet e larta në degën e turizmit (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
- Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion;
- Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
- Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
- Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
- Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
- Të kenë njohuri shumë të mira të ”Paketës Office”;
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Duhet të jenë të pajisur me patentë.
Shënime
PREFEROHEN PERSONA QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT
Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: hr@agikons.com
Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit! Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Departamenti i Burimeve Njerëzore Agikons Sh.P.K
Kontakt: 068 40 52 085
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Tirane.
More Information
- Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1, Tirane.
- Tel/Mob 068 40 52 085