Menaxher/e e Burimeve Njerezore 1219 views13 applications

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Menaxher/e e Burimeve Njerëzore.   Menaxhere e Burimeve Njerëzore është përgjegjës për përgatitjen, zhvillimin dhe funksionimin e të gjitha programeve të burimeve njerëzore duke përgatitur strategjitë për trajnimin, zhvillimin e personelit, matjen e performancës, përgatitjen e procedurave etj.

Detyrat

  • Zhvillon strategjitë për menaxhimin e burimeve njerëzore të kompanisë.
  • Menaxhon punonjësit e kompanisë që të zbatojnë rregulloren e kompanisë, duke i informuar për të drejtat dhe detyrimet që kanë.
  • Udhëheq procesin e sistemit të vlerësimit të performancës si edhe të punonjësve që përfundojnë periudhën e proves, duke njoftuar përpara afatit Eprorët e tyre.
  • Në varësi të rezultatit, komunikohet ndërprerja e kontratës sipas kodit të punës ose vazhdimësia e saj dhe vlerësimit monetar.
  • Udhëheq procesin e rekrutimit për pozicionet e punës për secilin departament të kompanisë dhe kompanive të grupit.
  • Zhvillon strategjinë e publikimit të njoftime të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar (vetëm për njoftimet e punës) sipas kategorisë të pozicionit të punës.
  • Formulon kontratat e bashkëpunimit me këto kompani, të shqyrtuara më parë nga departamenti ligjor dhe ndjek procesin e likujdimit të faturave.
  • Harton njoftimet e punës për pozicionet vakante duke u bazuar në përshkrimin e punës dhe përcakton portalet e publikimit sipas njoftimeve.
  • Harton long list të kandidatëve që do të intervistohen.
  • Realizon intervista me kandidatët e përzgjedhur së bashku me Drejtorin e Departamentit/Sektorit.
  • Zhvillon së bashku me Drejtuesin e Departamentit ”Induction Programme”, program i cili udhëheq dhe orienton procesin e integrimit të punonjesve që fillojnë punë në kompani së bashku me dokumentat përkatëse për dosjen e tyre personale.
  • Harton dhe zhvillon procedurat e kompanisë për secilin departament.
  • Dërgon të dhënat e punonjësve për t’i rregjistruar dhe çrregjistruar skema e punësimit, sipas afateve dhe procedurave dhe ja dërgon Departamentit të Financës.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë për çeshtjet e menaxhimit të stafit me qëllim ruajtjen dhe krijimin e një mjedisi pune zhvilluese dhe dinamike.
  • Plotëson rregjistrat fizik me të dhënat e punonjësve për kontributet e derdhura të çdo muaji.
  • Harton dhe përditëson Grafikun e Lejes Vjetore për punonjësit e kompanisë.
  • Realizon raport mujor për veprimtarinë e punës.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Shkencat Ekonomike, Shoqërore, etj.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
  • Të ketë aftësi shumë të mira rekrutuese.
  • Të ketë eksperiencë në shkrimin dhe hartimin e procedurave.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të ”Paketës Office”.
  • Të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike, organizative, menaxheriale.
  • Të ketë aftesi të mira të punuarit në grup.

Shënime

  • Punohet nga e Hena – Premte.
  • Orari i Punes: 08:30-17:00.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e email: hr@agikons.com

Kontakt; 068 40 52 085.

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”  A0/1, Selite, Tirane

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 9 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim