Specialisti i Logjistikes eshte pergjegjes per plotesimin e nevojave operative te njesive te biznesit; koordinimin e operacioneve logjistike te lidhura me perpunimin e porosive, planifikimin e transportit, ndjekjen e zinxhirit te furnizimit, dhe magazinimit.
Detyrat
– Pergjegjes per ndjekjen e infrastruktures se zinxhirit te furnizimit, duke perfshire, magazinen, transportin dhe cilesine e sherbimit/shperndarjes;
– Mbikqyr statusin e porosive dhe dergesat;
– Zgjidh ne menyre eficente dhe sa me praktike emergjencat e lindura;
– Garanton mirembajtjen e te gjitha mjeteve te transportit dhe pajisjeve te tjera te kompanise
– Zgjidh problemet qe kane te bejne me sistemet e transportit dhe logjistikes.
– Kujdeset qe mjetet e transportit jane te kompletuara me dokumentacionin perkates per transportin e mallrave sipas kerkesave te ligjeve ne fuqi.
– Mban nen kontroll objektivat mbi koston, efektivitetin, saktesine dhe afatet kohore nga berja e porosise deri ne magazinimin e saj.
– Negocion tarifat e transportit (kombetar dhe nderkombetar) ose sherbimeve te mjeteve me qira, ne menyre qe te optimizoje kostot
Kualifikimet
– Diplome Universitare Bachelor ne Inxhinieri, Administrim Biznes, Menaxhim, etj.
– Eksperience jo me pak se 2 vite pune ne departamentin e logjistikes.
– Te kete njohuri ne termat e transporteve nderkombetare tokesore dhe detare.
– Aftesi te mira njohese te gjuhes Angleze;
– Aftesi shume te mira komunikuese, menaxhuese, organizative dhe planifikuese;
– Aftesi shume te mira te paketes MS Office;
More Information
- Rruga/Zona Gjergj Balshaj, Njesia Nr 11, Godina nr 6
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience, Junior