Kompania EHW operon që nga viti 1992 në sektorin e prodhimeve te sallamerisë. Gjatë këtyre viteve është afirmuar si prodhuesi më i madh në tregun shqiptar.
Në bazë të suksesit të EHW qëndron zgjedhja e mishit që përpunon, përdorimi i teknologjive të avancuara dhe veçanërisht kontrolli i rreptë mbi higjienën dhe vlerat ushqimore të produktit.
Prodhimi realizohet në stabilimentin modern të EHW që ndodhet në Km 4.8 të superstradës Tiranë – Durrës.
Kompania ofron rreth 70 lloje sallamesh dhe proshutash të cilat shpërndahen të freskëta çdo ditë në dyqanet e firmës dhe në rrjetin tregtar shtrirë në mënyrë kapilare në të gjithë vendin.