ProCredit Bank Albania

Follow

This company has no active jobs

ProCredit Bank Albania

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga "Dritan Hoxha"
  • Profili Banke

About Us

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ne ofrojmë shërbim cilësor për bizneset e vogla dhe te mesme (SME) si dhe për ata individë që zgjedhin të kursejnë me ne. Në veprimet tona, ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë transparencën në komunikimin me klientët, nuk promovojmë kredinë konsumatore, përpiqemi të minimizojmë ndikimin tonë negativ në mjedis dhe ofrojmë shërbime financiare të përshtatshme me situatën e klientëve tanë si dhe të bazuara në një analize të përgjegjshme financiare.
Fokusi ynë është ofrimi i shërbimit cilësor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Ne promovojmë kulturën e kursimit, duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët tanë dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, sepse besojmë që kursimi sjell qëndrueshmëri dhe siguri për familjet e zakonshme.
Aksionerët tanë presin një fitim të qëndrueshëm nga investimi, por nuk janë të interesuar vetem për maksimizimin afatshkurtër të fitimit. Ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin e punonjësve tanë, për të krijuar një mjedis pune të kënaqshëm dhe efikas, si edhe për të siguruar shërbim profesional dhe të përshtatshëm për klientët tanë.