Kredo Finance Shpk

Follow

Kredo Finance Shpk

Company Information

  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr “Muhamet Gjollesha”, Tirana Ring Center, Nr. 8, Kati 9
  • Profili Sherbime Financjare

About Us

Kredo Finance sh.p.k është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017.

Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Shoqëria përbëhet nga një staf lokal me investitorë të huaj, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e institucioneve kredidhënëse për individët.

Klientët tanë janë individë me të ardhura mujore të qendrueshme, të cilët kërkojnë financim të shpejtë për të plotesuar nevoja konsumi dhe shpenzimi të paparashikuara në rutinën e tyre të përditëshme.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, të teknologjisë dhe të shërbimit të klientit, të cilët janë ekspertë në fushat e tyre. Të gjitha këto bëjnë të mundur që Kredo Finance të ketë avantazhe konkuruese në treg që përfshijnë:

  • Nivel të lartë të shërbimit të klientit dhe komunikimit me ta. Ne dëgjojmë me vëmendje nevojat e tyre dhe ofrojmë mënyrën më të përshtatshme të huamarrjes.
  • Kohë procesimi të kërkesës për kredi brenda 15 minutave.
  • Skemë pagesash të përshtatshme për të ardhura mujore fikse dhe të qendrueshme.